Sonntag, 12. April 2015

Agim Gashi - Ditiramb për mikun

 
Nga AGIM GASHI

DITIRAMB PËR MIKUN
/ Poetit Haxhi Muhaxheri /

I
Kam një mik e shkuar mikut
Zemërbujar e burr besnik,
Për poezi art e atdhe
Zemërndezur është Orfe!

Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

II
Në shpirt ka veç dashuri
E me fjalë i ndezë rrufetë
Është poet në dhe t´mërgimit,
Shpatë Skënderi kunder krimit.

Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

III
Po ku je o miku im
Që i shpall luftë edhe perëndisë,
Kur e sheh farën e keqe
Duke mbirë në tokë t’Arbërisë.

Zemra jote, zemrër e trimit,
Rrahë n´thellësi të Dukagjinit.

IV
Ti poeti ynë i dashur
N´mërgim erdhe djal i ri,
Shpejt u plake në këtë dhe,
Mallin zjarr për atdhe.

Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.

V
Fluturim ti çoj këto vargje
Si në kohen e Rilindjës,
Që të jemi të vllëzëruar
E krenar ball ti bëjmë dhimbjes.

Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

VI
O Haxhi, o mik` e vëlla
Sa shumë plagë i ranë atdheut,
N´varre i vranë dëshmort e kombit
Thikë pas shpine Skënderbeut.

Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

VII
A t´ka marrë malli për “Kohën”,
Kur „Rilindjën“ përballë e kishim,
Edhe pse të robruar,
N’shpirt krenarë gjithmonë ishim

Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.

VIII
A t´kujtohet Anton Çetta,
Azem Shkreli e Ali podrimja
Fehmi Agani e Ibrahim Rugova?
Sa krenare ishte Kosova.

Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.

IX
A t´kujtohet Aziz Ruhani
Xhepin plot me çebapa të nxehta,
Gjithnjë flitej për lirinë
E n´robri s’përkulj jeta,

Do të rrojmë për komb e atdhe
Vëlla të kam e vëlla më ke.

X
A t'kujtohet Mirko Gashi,
Rifat Kukaj e Beqir Musliu
Ramiz Bala e Nehat Hoxha,
Agim Gashi e Ismet Bogujevci
Rrahman Dedaj e Anton Pashku 
Tahir Desku e Atdhe Gashi
Muslim Mulliqi e Ramiz Kelmendi
Dhe shumë tjerë që s’po i përmendi?

Ishte “Koha”, ishte vendi;
Madhështor bëhej kuvendi.
Ishte fjala, besa e nderi,
Ishte miku Haxhi Muhaxheri.

XI
Tash të tretur n’dhe të huaj
S’na ka mbetur gjë në jetë,
Veç t’kujtojmë vitet e shkuara
Kur n’atdhe kishim foletë!

Miku i mire mbetet i njëjtë,
Edhe tash si përhera
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.

XII
Ëndrrat i sheh në vendlindje
Malli e djeg për Arbërinë
Netët i zbardh duke shkruar
Vargje të bukura për Ilirinë

Ku është fjala, besa e nderi,
Është poeti Haxhi Muhaxheri

Düren, 12.04.15

Mittwoch, 19. März 2014

Haxhi Muhaxheri - Dy poezi

 
Haxhi Muhaxheri
 
NE DHE LISAT
 
Kemi diçka të përbashkët
Rrënjët thellë në tokë
Kokën lart në qiell!
 
Lisat lëshojnë shtatin
Ne rrisim hapin
 
Ata i përkund era e moteve
Fëmijët tonë
Djepat me nillullat e lokeve
 
Lisat puthin qiellin
Ne lutemi për diellin
Të sotmën dashuri
Të ardhmën lumturi
 
Ata bartin historine e moshës
Ne kujtimet e trishta
Të kohëve me grip
 
Tokën tonë
E madhërojnë lisat
Shekujve
E zbardhin plisat!
 
25. 02. 2014
 
 
 
LISAT DHE PLISAT
 
Askush mund t‘i numëroj lisat
Askush mund t‘i përulë plisat
 
Me lisat flasin legjendat
Me plisat flet historia
 
Në gjokset tona
Shpesh u thyen stuhitë
Që mos të na priteshin lisat
Të mos na hiqeshin plisat
 
26. 02. 2014

Donnerstag, 8. August 2013

Poezi kushtuar Haxhi Muhaxherit


Mentor Thaqi

Gëzuar!!!

Gëzuar dje, Urime sot,
qofsh i lumtur shumë-shumë mot,
sa t´na mbajë gjallë kujtesa,
s´do të prajë, dëshirë-uresa!

E kem shtruar bukur SOFREN,
mirë për vëllaun, bukur për motren,
me traditë, letërsi, historike,
Sofer t´begattë Poetike!

Për cilat vëlla, të t´përgëzoi sot?!
Për krijimet tuaja të shkelqyeshme?!
A për Ditëlindjen, sivjet e n´mot?!
Gjithësesi për punë shumë t´vyeshme!

Sot të gjithë me shum gëzim,
e mbajnë ISON me një URIM:
- Përgjithmonë dhe sot-k´tij heri,
Urime e Gëzuar, Haxhi Muhaxheri!!!


M.Th.5.6.2011 (08,19 h)
 

Haxhi i dashur, vargjet tuaja janë xhevahire të shkruara, një temë letërsie dhe kritike letrare që don analizë dhe vlerësim më të gjërë, si krijues i shkelqyer që je!!! Sot kemi arsyeshmërinë e dyfishtë të të urojmë! Pse??? Epo, qëlloja vet... "DJALOSH" i mirë! Hahaha! Gëzuar!!!***URIME O HAXHI VËLLAU!






Kujtim Stojku

T’PAFSHA GJITHMONË

N’KRYE T’SOFRËS

/Haxhi Muhaxherit, me rastin e ditlindjës/


T’gjith’jemi ulur përrreth sofrës
Si një unazë e florinjtë
Sa bukur t’gjithë po t’na shohësh
Duke kthyer me fund për ty dollinë.

Si deti me valë vazhdojn’ urimet
Tinguj gazmor përhap sharkia
K’shtu u mbledhshim për t’gjitha gëzimet
Sofra shtruar me t’mira plot,lumë derdhet rakia.

Gëzuar ditlindjen mik t’uroj nga shpirti
Me shumë mall na ke mbledh rreth sofrës
Patsh’ gëzime gjat gjith’ ditëve t’vitit
K’to vargje t’thjeshta prej zemre m’rrodhën.

E k’shtu t’pafsha gjithmonë në krye
Duke ligjëruar fjalën e bukur shqipe
Gëzuar ditlindjen për jetë e mot
Përshëndetje t’zjarrta t’çoj prej Shqipërie…


Tiranë, 5. 06.2011, ora 13.00






Fatos Ashiku

TË PAÇIM NË KRYE TË SOFRËS!

(Nje dedikim modest

mikut tone te perbashket, Haxhi Muhaxheri)

E lehte per druvarin ne mal
te perzgjedhe lenden drusore
e lehte per ate qe e laton
e lehte per ate qe e nderton.
por veçse duhet mund i madh
nje zemer te madhe te keshe
te besh bashke dy shqiptare
ja kur ja del e ben si duhet,

...e meriton ta mbartesh urimin
te paçim o mik ne krye te'sofres'...!


04.06.2011
 

Freitag, 14. Juni 2013

Kuzhina janë

Bukë misri

Buka e kollomojtë  ose bukë  misri është  njëra nga gatimet më të vjetra në  kuzhinën kosovare.

Përbërsit:

1 kg miell misri
700ml. ujë
3-4 lug gjelle kos

Udhëzimet

Në  drasën e gatimit e hedhim miellin e misrit dhe ne mesin e tijë  fillojmë  ta zbrazim ujin e vëluar duke e perzirë  vazhdimisht me lugë druri gjër sa mielli e pin gjith ujin. Kur kjo masë  fillon të  ftohët pak ather fillojmë me e mledh brumin në  topth, cilin e nxheshim disa herë  vertikalisht dhe horizontalisht dhe në fund e stypim duke ia dhan formen e bukës. Bukën e nxheshur  dhe të formuar e vendosim me kujdes në  tepsi të  lyer me vaj, pastaj e lujmë  sipri me kos  dhe e pjekim  afër  një  orë në temperaturë  më të lartë . Kjo është  mynyra  e moqme  tradicionale e gatimit të  bukës kollomoqe cila kërkon shum kujdes dhe perkushtim por unë  kam  provuar  mënyren më  të  lehtë  të  këtij gatimi dhe suksesi nuk ka munguar, pra njëjtit përbërës e njëjta procedurë  por me ujë  të  ftohtë.



Speca me gjizë

Gjiza me speca është një nga gatimet më të përhapura ne Kosovë dhe rajon që përgatitet zakonisht për kaftjall ose darkë.


Përbërsit:
 
0.5 kg gjizë
0.5 kg  speca
1dl vaj
2 vezë
2 -4 thelba hudër
Kripë
 

Udhëzimet

Specat e pjekur e të qëruar i fërgojmë në vaj dhe i heqim nga tigani. Në yndyrën ku i kemi fërguar specat, hedhim gjysmë  luge të reçelit biber të kuq, pastaj e shtojmë gjizën e përzier me vezët, kripën dhe hudrën. Gjizën e lëmë të vlojë për afër 10 min.  pastaj e largojmë nga zjarri dhe sipër ia hedhim specat e fërguar. Gjiza me speca servohet  e nxehtë.



Speca me mazë

Kjo recetë ju tregon se si përgatitet maza me speca. Më poshtë keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur një mazën me speca si dhe udhëzimet se si bëhet një gjë e tillë.


Përbërsit:

250-300 gr mazë
1/2 kg.  speca
Kripë


Udhëzimet:

Mazën me pak kripë e vlojmë për 5- 10 min. mandej i shtojmë specat e pjekur,të qëruar dhe të kryposur. Ashtu të përziëra i lëmë të vlojnë  afër 10 min. dhe i largojmë nga zjarri.  Maza me speca zakonisht  servohet për kaftjall ose si paragjellë për drekë.




Fli Kosove

Kjo recetë ju tregon se si përgatitet një fli kosove. Më poshtë keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur një fli kosove si dhe udhëzimet se si bëhet një gjë e tillë.

Përbërsit:

2 kg miell,
400 gr  mazë ose gjalpë,
3 dcl ajkë ose kos i trashë,
kripë ujë.

Udhëzimet:

Në enë 5-6 litërshe,hidhen ujë,kripë dhe duke e tundur i shtohet mielli i situr,gjersa të gatuhet një brumë më i hollë se i petullave (sa të mvishet gishti).Në tepsi të nxehtë,të lyer me yndyrë,hidhet në shirita me xhezve brumi i përgaditur,nga rrethi i tepsisë deri afër mesit.Piqet nën saç,ose në furrë,shkalla e lartë,e kyçur vetëm pjesa e sipërme e furrës në temperaturë të lartë.
Posa të marrë një faqe ngjyrë të verdhë dhe pikla të kafenjta,spërkatet me mazë ose yndyrë të bashkuar me ajkë ose kos dhe gjalpë.Hidhet  përsëri një shtresë brumi tashmë në të njëjten mënyrë por midis dy rradhëve në vende të zbrazëta.Piqet,lyhet me mazë për të vazhduar në të njejtën mënyrë, gjersa të harxhohet i tërë brumi.
Pasi të piqet e tëra, sipërfaqja e flisë lyhet mirë me yndyrë dhe tepsia vendoset në prush,mbulohet me saç,ose futet në furrë të kyçur në tërësi,në shkallën e ulët,për t’u pjekur përfundi edhe 15-20 minuta në temperaturë të lartë.Shërbehet me djath,kos,turshi,mjaltë etj.



Leçenik apo krelanë misri

Leçeniku është një nga gatimet me miell misri  i preferuar në kuzhinën kosovare. Është i njohur edhe me emrin krelan misri.


Përbërsit:

1 kg miell  misri
3 tasa kos
1 ajkë
200gr djath
150gr puter të shrirë
1lug  gjelle kripë
Pakë pluhur pecivë


Udhëzimet:

Mielli, kosi, vezët, kripa, djati dhe puteri i shkrirë perzihën mirë dhe zbrazën ne tepsi te lyer me yndyrë. Leçeniku pjekët afër 45 mn. në temperaturë prej 200 C dhe servohët me kosë, turshi, djathë  etj…



Pite me spinaq

Pitja me spanaq ështe ushqim i preferuar i kuzhines kosovare. Me shijen dhe vlerat ushqimore që i ka është një nga ushqimet që gatuhet dhe konsumohet shpesh në truezat kosovare.


Përbërsit:

Brumi:
1 kg. miell
500 ml. ujë (dy gota e gjysmë)
200 gr. yndyrë (tlyn ose vaj,ose të pëzira)
- Kripë

Përbërsit tjerë:
1kg. spanaq
100gr. djath
5 lugë (gjelleje) kos
1 vezë
2-4 qepë të reja
- Kripë


Udhëzimet:

Ujit me kripë ua shtojmë miellin (së pari afër 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht i fortë). Brumin e formuar e nxheshim dhe e ndajmë në afër 18 copëza me madhësi të vesë, i ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me picetë kuzhine 10- 20 min.
Pastaj duke i permillur i hapim kuleçtë me thollus. Petët i reshtojmë një mbi një duke i lyer me nga një lug yndyrë,  i ndajmë në dy katmerë me nga nëntë petë. Njërin katmer e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë yçin ( përzierjen e spanaqit të grirë  dhe kryposur, djathin,vezën,  kosin dhe si pas dëshires qepët).Katmerin tjetër e qesim sipër spanaqit dhe e formojmë rrethin e pites duke i bashkuar skajët e dy katmerëve, pastaj ia shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë. Pitja pjeket për 40 -50 min. në temperature prej 250 c. dhe serviret me kos.

Kjo pite ne ven te spinaqit, mund te gatuhet edhe hithëra dhe quhet hithenik.



Çervish me mish pule

Kjo recetë ju tregon se si përgatitet çervish me mish të pulës. Më poshtë keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur çervishin me mish të pulës si dhe udhëzimet se si bëhet një gjë e tillë.


Përbërsit:

1 pulë ose 1kg kaqika të pulës
15 lugë gjelle miell misri
2 dl vaj ose 200 gr gjalpë
1 qepë
1 lugë gjelle krip
200 gr petë bakllave
Biber t’kuq
Biber t’zi

Udhëzimet:

Mishin e pulës e zijmë me qepë,krip, biber t’kuq dhe biber t’zi afër 1 orë varësisht qfare është pula. Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min.me yndyrë dhe kur fillon të ndron ngjyrë ( ngjyr kafeje t’qeltë) atëherë e përvlojmë me langun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht qe të mos bëhen duqa. Qervishin e derdhim mbi petet e bakllavës, paraprakisht te skuqura në tavë ,sipri e qesim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të reshkët afër 15 min. Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudher.



Jahni

Jahnija është gjellë e cila përgatitet nga qepët dhe mishi. Është ushqim i zakonshëm dhe shumë i përhapur në kuzhinën kosovare.


Përbërsit:

700 gr mish viçi
2 kg qepë
250 gr gjalpë
Kripë
Biber i kuq
Biber i zi


Udhëzimet:

Qepët grihen dhe kaurdisen me kripë për afër gjysmë ore deri sa të zbuten mirë, pastaj ia shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq, dhe 1 gotë ujë. Jahninë e lëmë të zihet për 1  deri në 2 orë në temperaturë jo shumë të lartë dhe kohë pas kohe ia shtojmë nga pak ujë. Jahnija servohet me pire, pilaf, patate të skuqura etj…



Revani

Përbërsit:

10 vezë të freskëta fshati
10 lugë sheqer
10 lugë miell

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.

1 kg sheqer
5 gota ujë,
1 qeskë sheqer vanilje
4 rrathë të hollë limoni.


Udhëzimet:

Tunden vezët me sheqer derisa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët.


Nga KUZHINASHQIPTARE.COM

Agim Gashi - Ditiramb për mikun